Dhjetëra zjarre në lindje të Rusisë, digjen 187.000 hektarë pyll

Mos i humb

 

 

Mijëra zjarrfikës luftojnë kundër dhjetëra zjarreve në të cilat gjatë 24 orëve të fundit u dogjën së paku 187.000 hektarë pyll dhe bimësi në lindje të Rusisë.

Duke iu referuar deklaratave të shërbimeve zjarrfikëse rajonale, agjencia e lajmeve TASS lajmëron se janë regjistruar gjithsej 86 zjarre.

Situata më e rëndë është në rajonin Amur në të cilin janë aktiv 22 zjarre. Sipas raportimeve të fundit janë djegur 156.000 hektarë fushë, duke përfshirë edhe 37.000 hektarë brenda Rezervatit Kombëtar Khingan.

Asgjë më pak nuk ka ndodhur as në pyllin e rajonit Primorsky në të cilin njësitet zjarrfikëse luftojnë kundër 37 zjarreve.

Në Khabarovsk në 12 zjarre u dogjën 1.100 hektarë pyll, ndërsa së paku 15 zjarre janë aktiv në rajonet e paarritshme.

Afër 3000 zjarrfikës me 500 automjete janë angazhuar në lokacionet e zjarrit, ndërsa mbështetje nga ajri u ofrojnë 25 kanaderë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit