Censi i viti 2023 ka prodhuar statistika të sakta mbi popullsinë dhe banesat në përputhje me rekomandimet dhe standardet e reja ndërkombëtare.
Në bashkëbisedimin me gazetarët mbi procesin dhe rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, ku ishin të pranishëm edhe Olta Caca dhe Anisa Omuri, nga Drejtoria e Statistikave Sociale, bashkë me ekspertët e demografisë, Arjan Gjoncaj dhe Emira Galanxhi, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli theksoi se censi ofron informacion të përditësuar mbi popullsinë rezidente në Shqipëri dhe karakteristikat e tyre gjeografike, demografike, ekonomike, arsimore, mbi migracionin, banesat dhe karakteristikat e banesave.
Dhuri deklaroi përgjegjësi të plotë mbi saktësinë e të dhënave, që siç tha ajo “janë marrë nga anketuesit të cilët kanë shkuar shtëpi më shtëpi për mbledhjen e të dhënave”, duke hedhur poshtë akuza për pasaktësi të shifrave.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi gjetjet kryesore të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023.
Popullsia banuese në Republikën e Shqipërisë më 18 shtator 2023 rezultoi 2.402.113, me rënie prej 420 mijë persona, krahasuar me Censin e 2011.
Dendësia e popullsisë së Shqipërisë është 83,6 banorë për km 2.


