Dhunuan fizikisht bashkëshortet, dy të arrestuar në Tiranë. Në pranga edhe 35-vjeçari i cili theu masën e sigurisë

Mos i humb

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 62-vjeçari B.M., dhe 64-vjeçari K.Q., për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu në pranga ka rënë një 31-vjeçar O.Th., për shkak se ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe është konstatuar nga policia jashtë banesës.

Sakaq në pranga ka rënë edhe shtetasi E.N., 35-vjeç i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Tiranë-Informacion-

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. M., 62 vjeç dhe K. Q., 64 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 31 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit