Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe motrës, arrestohen katër persona në Durrës

Mos i humb

Raste të larta të dhunës në familje janë raportuar në qytete të ndryshme në vend.

Së fundmi në Durrësi 4 persona kanë rënë pranga për dhunë në familje.

Uniformat blu bëjnë me dije se përkatësisht janë arrestuar:

-A.D., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

-A.M., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A.Ll., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës së tij.

B.F., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi F.Ç., 41-vjeç banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit