Dhurata Çupi: Që nga 2017, Edi Rama ka paguar 147 milionë euro për punësimet elektorale

Mos i humb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi përmes një deklarate nga selia blu denoncoi, atë që e quajti pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama.

Sipas saj, që nga 2017, Edi Rama ka paguar 147 milionë euro për punësimet elektorale. Çupi tha se janë zbardhur mbi 13 mijë kontrata të përkohshme, që kushtojnë 55 milionë euro.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Shqipëria po vuan sot pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama.

Kryeministri në ikje nuk ka menduar të investojë për shëndetësinë, për arsimin, për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të blerë vota me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sot, vendi është më keq, qeveria nuk jep parà për biznesin e vogël në vështirësi të jashtëzakonshme, sepse paratë shkojnë për të paguar militantët partiakë.

Edi Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet.

Me firmën e tij, qeveria e Edi Ramës i ka miratuar këto kontrata përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale.

Një ditë më parë, ne hodhëm dritë mbi punësimet elektorale në pushtetin lokal, ku për 8100 persona të punësuar shtesë nga bashkitë, janë paguar edhe 92 milionë euro të tjera në 2 vjet.

Llogaritë elektorale të Edi Ramës janë një barrë e rëndë për arkën e shtetit dhe për qytetarët e vendit më të varfër të Europës.

Janë 147 milionë euro të shpenzuara vetëm 3 vitet e fundit për mbi 21 mijë punësimet elektorale të Edi Ramës në qeverinë qendrore dhe lokale. Janë 147 milionë euro të cilat kanë shkuar për paga partiake dhe elektorale. Janë më shumë para sesa Edi Rama dha për përballimin e pandemisë me paketat e tij gjysmake.

Kryeministri në ikje e ka bërë zgjedhjen e tij. Më paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro.

Këto janë fakte se ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur dhe kemi mbetur vend më i varfër në Europë, ku 1 në 3 shqiptarë ushqehet vetëm 1 herë në ditë.

Të mbyllen me mijëra biznese, të mungojnë tamponët për testimet antiCOVID, të mos ketë investime në shëndetësi, të nos hidhet asnjë qindarkë për mësimin online, sepse kryeministri ka zgjedhur të paguajë miliatantët partiakë dhe jo të mbështesë biznesin, është kriminale!

Edi Rama do të largohet me turp nga pushteti. Makinacionet e tij elektorale që na kushtojnë qindra milionë euro do të zhbëhen nga vota plebishitare e shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri dhe kryeninistër normal, që punon për interesin publik

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit