Dhurata Hoxha i kthehet realitetit, datat për viza i jep BE!

Mos i humb

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, nuk është ndjerë aspak komod gjatë pyetjes së KosovaPost se pse duhet të kemi një ministri, nëse nuk nuk kemi liberalizim të vizave.

Ndonëse u përgjigj në këtë pyetje, ajo u ndje e pasigurt në atë që deklaronte, pasi sipas saj, anëtarësimi në BE synon obligime të tjera dhe jo vetëm liberalizimin e vizave.

“Ministria e Integrimit Europian, liberalizimin e vizave e ka vetëm një segment i vogël në krahasim me procesin e tërësishëm të integrimtit evropian ku ne synojmë të bëhemi anëtar. Kosova fiton qindra miliona euro kjo është një arsye e madhe të ekzistojë kjo ministri, nuk është vetëm liberalizimi i vizave synim i yni”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa kur u pyet se a do të jap përsëri data, ajo më nervozizëm tha se po, shkaku se këto data janë ato që vijnë nga BE.

Rrjedhimisht ministria sipas asaj që tha ministrja është vetëm zëdhënëse e BE-së.

“Do të jap data kur të na u komunikohen nga Parlamenti Europian, këshillimi i ministrave nuk mori vendim ne po bëjmë çmos që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë tani janë zgjedhjet parlamentare BREXIT-it dhe rrethanat janë se nuk e dimë se çfarë mund të ndodh në një të ardhme të afërme”, u shpreh Hoxha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit