Dialogu Kosovë-Serbi/ Kancelari gjerman mbledh në 4 maj Kurtin, Vuçiçin e Lajçakun në Berlin

Mos i humb

Ndërkohë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk po shënon progres, edhe pse pritshmëritë ishin që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbi situata të ishte e ndryshme nga çka është sot, një lëvizje e papritur vjen nga Gjermania.

Kancelari Olaf Scholz do të presë në datën 4 maj në Berlin, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme. Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë gjermane

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit