Digjen katër makina gjatë natës në Shkodër/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Mos i humb

Gjatë natës janë djegur katër makina në zonën e Bexhistenit në hyrje te qytetit të Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë tre mjete të djegura plotësisht dhe një pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në njërat nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohe që më pas si pasojë erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit