Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve të Vlorës

Mos i humb

Një automjet u dogj gjatë natës në qytetin e Vlorës në lagjen “1 Maji”. Makina është në pronësi të drejtoreshës së Tatimeve të Vlorës, Anjeza Shiko.

Mjeti ka qenë i parkuar në garazhd kur u përfshi nga flakët e zjarrit dhe u dogj pjesërisht.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Hetimet e grupit hetimor pritet të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e zjarrvënësit.

Babai i pronares së makinës ka thënë për gazetarët se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar që hyri në garazhd dhe spërkati me benzinë mjetin, duke i vendosur zjarrin.

Sipas tij, dyshojnë vetëm që shkaku të jetë për shkak të detyrës së vajzës.

Vërej që futet dikush nga hyrja e garazhdit, vjen te makina, i hedh benzinë, i maskuar.

Me kapuç gri.

Mbaroi punë, u kthye po andej nga hyri. Na njoftoi një komshi që tha konstatoj tym në garazhd.

Vijmë këtu dhe e shohim. I hodhëm ujë, u njoftua zjarrfikësja dhe policia. Erdhën në kohë.

Hasmëri nuk kemi, është vetëm për shkak të detyrës”, u shpreh i ati i drejtoreshës së Tatimeve Vlorë.

Nga zjarri në makinë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit