Digjet një bar në Sarandë, pamje nga vendngjarja

Mos i humb

Një zjarr i madh ka rënë në qendër të Sarandës.

Si pasojë ka marrë flakë objekti i njohur si “Bar Lulishtja”.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Bari në fjalë ka qenë më herët ish-godina e Këshillit të qytetit. Përpos lokalit, edhe objekte të tjera janë të rrezikuara nga zjarri.

Kështu është djegur ndërtesa e fundit e mbetur ende e paprekur nga trashëgimia e Sarandës. E ndërtuar në vitet ‘30, ndërtesa me stil italian ka qenë dikur godina e ish – Komitetit Ekzekutiv, ndërsa funksionin e saj më jetëgjatë e ka patur si Bar – lulishte me muzikë live gjatë viteve të monizmit.

Godina që ishte në pronësi të bashkisë kishte mbetur e pashfrytëzuar edhe pse në një pozicion fantastik në qendër të qytetit. Ajo njihej nga vendasit si “ballkoni i qytetit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit