Digjet një shtëpi në Korçë/ Gruaja harron bombolën e gazit ndezur, dëme në hyrjen e sapoblerë

Mos i humb

Një banesë në katin e dytë të një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët.

Raportohet se nga informacionet e marra nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Brenda banesës jetonte një çift bashkëshortësh, që sapo e kishin blerë hyrjen.

Gruaja kishte lënë bombolën e gazit ndezur dhe kishte dalë jashtë.

Për fat të keq ajo kishte harruar çelësin brenda dhe nuk e hapte dot derën.

Zjarrfiksja gjendet në vendin e ngjarjes për të mundësuar shuarjen e plotë të zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit