Dimitrov-Kotzias: Ka përparim por ka mbetur të bisedohet për temat më të vështira

Mos i humb

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias pas bisedimeve të mbajtura sot në Ohër, thanë se ka përparim por se ka mbetur për t’u biseduar për çështjet më të rënda.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Dimitrov në konferencën e përbashkët për mediat me Kotzias-in, tha se për disa çështje është arritur përparim por për disa ende kanë dallime.

Dimitrov tha se për herë të parë është diskutuar korniza ligjore por edhe për hapat në rast se arrihet zgjidhje.

“Biseduam pa kalkulime me shumë mirëkuptim për nevojat e tjetrit dhe sfida jonë është se si brengat e të dyja vendeve ti bashkojmë dhe të gjejmë mënyrë që ti tejkalojmë”, tha Dimitrov.

Ai tha se njëkohësisht kanë biseduar edhe grupet e punës, të cilat në bazë të përparimit që është arritur në Vjenë e kanë harmonizuar tekstin për bashkëpunimin e mëtejmë në më shumë fusha, përfshirë mënjanimin e irredentizmit nga të dyja palët dhe në paragrafët e preambulës së marrëveshjes së ardhshme.

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias konfirmoi përparimin e bërë në bisedime dhe se kanë mbetur edhe pak çështje për t’u negociuar, por që sipas tij, janë më të vështirat.

“Ka përparim. Kanë mbetur edhe pak çështje për t’u zgjidhur, por këto janë më të vështirat. Sot kemi bërë një hap pozitiv dhe shpresojmë se do t’i lehtësojmë problemet e vështira. Ne jemi duke u përpjekur të zgjidhim problemet e shkaktuara nga e kaluara dhe të tjerët”, tha Kotzias.

Takimi i radhës do të jetë në Selanik më 3-4 maj, informoi ministri grek por përsëri më 11-12 maj kur do të flasin për të ardhmen e Europës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit