Diplomatët e SHBA-së në Venezuelë kthehen në vendin e tyre

Mos i humb

Një pjesë e personelit diplomatik me detyrë në ambasadën e SHBA-së në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, janë kthyer në vendin e tyre dhe se të dyja vendet do të negociojnë për 30 ditë për të hapur zyra, ku do të zhvillohen procedurat në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe emigracionin.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës, që nga 25 janari është larguar nga vendi personeli diplomatik që punon në ambasadën amerikane në Karakas, pasi ka përfunduar afati 72 orë që dha presidenti venezuelas Nicolas Maduro.

Në të dyja vendet do të hapen zyra për procedurat konsullore dhe tregtare

Në deklaratë thuhet se dy vendet do të negociojnë në një periudhë të kufizuar për 30 ditë për të hapur zyra në Karakas dhe Washington ku do të zhvillohen procedurat në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe emigracionin.

Deri në përfundimin e këtij procesi një pjesë e personelit diplomatik në të dy ambasadat do të vazhdojë të punojnë dhe personeli në fjalë duhet të largohen nga vendet brenda 72 orëve në rastin nëse dy vendet nuk arrijnë marrëveshje në çështjen e këtyre zyrave, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se Republika Bolivariane e Venezuelës do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit. Teksa refuzohet ndërhyrja e jashtme u bëhet thirrje vendeve që të veprojnë në kuadër të respektit dhe barazisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit