Shasha: Pushtetarët nuk duhet të premtojnë data për liberalizim të vizave, por të angazhohen në luftën kundër korrupsionit

Mos i humb

Nëse premtimet e liderëve shtetëror do të bëheshin realitet, qytetarët e Kosovës do të lëviznin pa viza që nga viti i kaluar. Mirëpo, optimizmin e qytetarëve për liberalizim të vizash dhe atë të qeveritarëve e “shkatërroi” deklarata e komisionerit Europian për Zgjerim, Johannes Hann.

Hahn, gjatë vizitës së bërë në fund të vitit të kaluar tha se viti 2020 është data më reale për liberalizimin e vizave në Kosovë, ndonëse kërkoi që as qytetarët as qeveritarët të mos jenë peng i datave. Tash së fundmi, edhe kryeministri Haradinaj e ka përmendur muajin qershor si datë të mundshme.

Mirëpo, sipas njohësit të Integrimit Evropian, Demush Shashës, liberalizmin e vizave, institucionet e BE-së do të mund ta kthejnë në rend të ditës vetëm në rast se Kosova shënon progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Progres i shtuar, sipas Shashës, nënkupton “ndalimin e presionit politik mbi sistemin e drejtësisë dhe garantimin e një mjedisi pozitiv, transparent dhe kredibil të sistemit drejtësisë i cili do të bazohej në punën e njerëzve profesionist, apolitik dhe me integritet publik”

Në një prononcim për KosovaPost, Shasha thekson se vetëm qasja serioze e institucioneve mund të ndikojë në presionin pozitiv që Kosova mund t`i bind vendet anëtare, se qytetarët e saj meritojnë të jenë pjesë e zonës Shengen.

“Nëse Kosova shënon progres të shtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, procesi i liberalizimit të vizave mund të kthehet në agjendën e institucioneve të BE-së dhe të progresoj në kuadër të gjashtë hapave procedural të mbetur për të siguruar lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës”. Sipas tij, vetëm një qasje e tillë serioze mund t’ia rrisë gjasat Kosovës dhe të bëhet pjesë e zonës Shengen.

Ai ka bërë thirrje që liderët institucional të mos përmendin data rreth liberalizimit të vizave, por të fokusohen në vazhdimin e përmbushjeve të 95 kritereve, duke veçuar fushën e sundimit të ligjit./KosovaPost/ 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit