
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, ka deklaruar se marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të na dërgojnë drejt integrimit në BE.
Diplomati malazez, Darmanoviç, ka konfirmuar se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka shtuar se në këtë dialog duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Mali i Zi është i përkushtuar në prosperitetin për integrim në BE. Marrëdhëniet e mira janë thelbësore dhe fqinjësore për integrim në BE. E mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë-Serbin,pavarësisht konflikteve që hapen në këtë pikë. Të dyja vendet janë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Mali i Zi ndan të gjitha përvojat lidhur me këtë çështje, Kosova duhet te na llogaritë në te gjitha proceset si një mike. Nevojitet një bashkëpunim ekonomik, dhe në aktivitet e drurit dhe industri, dhe kjo është e rëndësishme për të dyja vendet. Minoriteti jonë kombëtar malazez duhet te njihet nga shteti i Kosovës”, tha ai.
Ndër të tjera, ai theksoi se rruga drejt njohjes është më e gjatë, por siç tha ai në këtë kohë nuk mund të shihet se çfarë do të ndodhë në dialog, por mundësia për rishikim të kufijve nuk është ide e mirë, por nëse bëhet ai tha se do të jetë mirë edhe për Malin e Zi.
“Ne jem një vend i vogël e cila dëshiron paqe në regjion dhe të cilit nuk i pëlqejnë kriza. Dëshirojmë të gjitha të mirat, sepse as për neve nuk do të jetë mirë nëse nuk gjendet një zgjidhje, duhet të pranohen shtetet mes vete, por rruga është më e gjatë. Se çfarë do të ndodhë nuk mund të shohim akoma, e shohim vetëm një dialog i cili është ndërprerë kohë pas kohë për shkak të mosmarrëveshjeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të kufijve dhe kjo nuk është ideja më e mirë, por nëse ata merren vesh, kjo është mirë edhe për neve”, ka thënë ai.


