Diplomohet brezi i parë i shkollës profesionale të Gjeologji-minierave në Bulqizë

Mos i humb

 

 

Shkolla e Mesme Pofesionale e Gjeologji-minierave në Bulqizë ka shpërndarë 35 çertifikata të nivelit të tretë, për brezin e parë të maturantëve që arrijnë të diplomohen në profilin e tyre.

Deri katër vite më parë, në Bulqizë askush nuk ishte kujdesur për të ngritur një shkollë të tillë profesionale, që lidhet direkt me trajnimin dhe punësimin e të rinjve pas përfundimit të mësimeve.

Në ngritjen e shkollës së mesme profesionale të Bulqizës, një kontribut ka dhënë industria e minierave, e cila është kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën.

Një nga profilet në minierë, ku pritet të angazhohen të rinjtë, është ajo e vagonistit armator, për të kaluar më pas në pozicionin e teknikut të minierës, që është edhe pozicion drejtues në nëntokë. Të gjithë maturantët pas diplomimit u punësuan në minierat e kromit të Bulqizës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit