Disa civilë të vdekur nga sulmet e regjimit të Asadit në Gutën Lindore

Mos i humb

Regjimi i Asadit që nga orët e mëngjesit ka realizuar sulme intensive ajrore në qarkun Haresta dhe në qytezat Hamurije, Misraba, Medjere, Arbin dhe Xhisrin të Gutës Lindore, e cila ndodhet në mesin e “zonave jokonfliktuale”.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e mbrojtjes civile, në sulmet ajrore të realizuara ndaj qytezës Hamurije kanë humbur jetën 3 civilë, 2 prej tyre fëmijë. Një numër i madh i të plagosurve janë dërguar në spitalet e rajonit.

Ekipet e Mbrojtjes Civile në Siri (Helmetat e Bardha), pas sulmeve kanë nisur aktivitetet e kërkim-shpërthimit.

Sulmet janë realizuar para shpalljes së përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura se regjimi e ka pranuar propozimin e Rusisë për armëpushim në Gutën Lindore.

Më shumë se 135 të vdekur gjatë dy javëve të fundit

Në sulmet e intensifikuara të regjimit në qarqet dhe qytezat e Gutës Lindore duke filluar nga 14 nëntori, janë vrarë të paktën 135 civilë. Në kuadër të marrëveshjeve në Astana, Guta Lindore, e cila ndodhej për 5 vite nën rrethim, ishte shpallur si një nga “zonat jokonfliktuale” dhe më 22 korrik kishte hyrë në fuqi armëpushimi.

Përkundër armëpushimit regjimi i Asadit vazhdon sulmet në qarqet dhe qytezat në rajonin e Gutës Lindore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit