Në brigjet veriore të Japonisë është gjetur një anije e cila supozohet se i përket Koresë së Veriut.
Zëdhënësi i qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga, deklaroi se pas gjetjes së një anijeje në bregun e qytetit Akita, brenda së cilës kishte trupa të pajetë u bëri thirrje të gjithë peshkatarëve dhe zyrtarëve lokalë që të jenë në vigjilencë për anijet të cilat ndodhen në brigjet veriore të vendit dhe të cilat mendohet se i përkasin Koresë së Veriut.
Ai poashtu kërkoi që të informohen autoritetet në rast se në rajon shihet ndonjë anije apo persona të dyshuar.
Gjatë javës së kaluar, në brigjet e Japonisë, policia shpëtoi 8 persona për të cilët supozohej se janë peshkatarë të Koresë së Veriut./Rtv islam/


