DISA RREGULLA TË JETËS

Mos i humb

1. Duaje kë të duash, do të vijë dita dhe do të ndahesh nga ai.
2. Jeto me Allahun dhe duaje ashtu si e meriton të duhet Allahu. Mos e duaj askënd tjetër ashtu si e do Allahun dhe mos t’i afrohet asaj dashurie asnjë dashuri tjetër.
3. Mos u bëj nevojtar për dikë tjetër pos Allahut.
4. Mos iu anko askujt sado qoftë e madhe brenga jote.
5. Vendose në rend të parë fisnikërinë tënde para ndjenjave të tua.
6. Bëje mendjen të jetë udhëheqëse e jo ndjenjat.
7. Sa më shumë që shtohet rëndësia e njerëzve në sytë e tu, aq më shumë zvogëlohet personaliteti yt në sytë e tyre.
8. Bëje butësinë ndaj njerëzve të jetë urë për arritjen deri në zemrat e tyre.
9. Mos e bëj masë krahasimi në zgjedhjen e shokut, pamjen e mirë të tij.
10. Mos harro se gjithmonë ke nevojë për Krijuesin tënd.
11. Bëje që namazi yt të jetë zgjidhje për ikjen nga bota jote kalimtare.
12. Mos të jetë mënyra e sjelljes sate sipas sasisë së dashurisë ndaj njeriut.
13. Mos e urre askënd asnjëherë, edhe nëse të lëndon një i dashur, ngase ti, sipas sasisë së urrejtjes do ta rikujtosh plagën që ta shkaktoi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit