Disa të vdekur nga stuhia në SHBA

Mos i humb

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën ndërsa janë dëmtuar rreth 300 shtëpi dhe ndërtesa në shtetet Mississippi dhe Louisiana të SHBA-ve për shkak të stuhive dhe uraganeve të forta.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave të Mississippit, Greg Michel, njoftoi se 6 persona e kanë humbur jetën në disa rajone të vendit.

Guvernatori i Mississippit, Tate Reeves në deklaratën nga Twitteri, njoftoi se ka shpallur “gjendje emergjente” për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike.

  • Në Louisiana shumë shtëpi janë dëmtuar

Sipas lajmit të CNN, kryetari i Bashkisë Monroe, Jamie Mayo tha se “Këtu vetëm në qytetin Monroe të paktën 200-300 shtëpi janë dëmtuar”.

Ai tha se nuk ka viktima, por se ekipet e emergjencës kanë intervenuar në lëndimet e vogla.

Monroe bëri të ditur se janë anuluar të gjitha fluturimet në aeroportin Monroe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit