Në Izrael ka arritur në 110 numri i të vdekurve dhe në 11.235 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e 7 personave të tjerë të diagnostikuar me COVID-19, çka e ka rritur në 110 numrin e vdekjeve.
Gjithashtu me 90 raste të reja, numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 11.235, thuhet në deklaratën e ministrisë ku bëhet e ditur se 181 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë ndërsa 1.689 janë shëruar.
Izraeli ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndaluar takimet publike me më shumë se 2 persona. Duke filluar nga 15 marsi është vendosur mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.
Qeveria e Tel Avivit, për shkak të COVID-19 ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.


