Disa vende të Amerikës së Jugut pa energji elektrike

Mos i humb

E tërë Argjentina dhe Uruguaji kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

BBC raporton se nga mungesa e energjisë elektrike janë goditur dhe disa pjesë të Brazilit dhe Paraguajit. Mediat argjentinase raportojnë se mungesa e energjisë elektrike është shkaktuar pak pas orës 7 sipas kohës lokale e cila ka shkaktuar ndërprerjen e trafikut hekurudhor ndërsa nuk punojnë as semaforët.

Kolapsi i furnizimit me energji elektrike ka ardhur në kohën kur në disa pjesë të Argjentinës popullata është duke u përgatitur për të dalë në zgjedhjet lokale.

Në Argjentinë dhe Uruguaj jetojnë rreth 48 milionë njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit