Disa vende të BE-së të shqetësuara për masat kundër COVID-19

Mos i humb

Njoftohet se 13 vende anëtare të BE-së kanë bërë thirrje se masat e marra për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe mbizotërimin e ligjit.

Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se “Në këtë situatë të pavërejtur më parë është legjitime që vendet anëtare të marrin masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për të kapërcyer krizën. Bashkë me këtë, për shkak të miratimit të disa masave emergjente, ne jemi thellësisht të shqetësuar për rrezikun e shkeljes së mbizotërimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore”.

“Masat e situatës emergjente duhet të jenë kategorikisht të kufizuara me ato që janë të nevojshme, duhet të jenë në natyrë proporcionale dhe të përkohshme, duhet të jenë të rishikueshme rregullisht dhe duke respektuar parimet e mësipërme ato duhet të jenë në përputhje me përgjegjësitë ligjore ndërkombëtare. Ato nuk duhet të kufizojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit”, theksohet gjithashtu në deklaratën e përbashkët të vendeve anëtare të BE-së.

Parlamenti i Hungarisë miratoi ligjin e situatës emergjente për shkak të COVID-19. Ligji i jep kompetenca kryeministrit hungarez Viktor Orban që të drejtojë vendin me dekrete pa iu nënshtruar kontrollit të parlamentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit