Dita Botërore e Binjakëve festohet në Prishtinë

Mos i humb

Në Prishtinë për herë të parë është organizuar Dita Botërore e Binjakeve.

Ne këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm shumë binjakë dhe trenjakë. Ata janë shprehur të kënaqur që për herë të parë u shënua dita e tyre në Kosovë.

Sipas tyre, kjo ditë duhet të vazhdojë të shoshet edhe gjatë viteve në vijim, njofton klankosova.

Ndërsa organizatorët kanë thënë se kjo ditë është shënuar për tre arsye. Të paraqiten bukuritë që kanë binjakët, të bëhen të ditura vështirësitë për rritjen e binjakëve dhe të kërkohet përkrahje institucionale si nga ana sociale ashtu edhe financiare.

Parakalimi i prindërve kosovarë me fëmijët e tyre binjakë apo me shumë është bërë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit