Dita e 17-të e luftës në Ukrainë/ Putin “arreston” kreun e FSB-së, forcat ruse janë vetëm 25 km larg Kievit

Mos i humb

Në ditën e 17-të të luftës në Ukrainë, forcat ruse po zgjerojnë ofensivën e tyre për herë të parë në perëndim të vendit. Qytetet e mëdha, duke përfshirë Dnipro dhe Lutsk, janë bombarduar të premten. Sulmet janë intensifikuar edhe më tepër në verilindje dhe lindje të Kievit.

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase. Ministria ka thënë se xhamia Sulltan Sylejmani i Madhërishëm në Mariupol është bombarduar nga “pushtuesit” rusë. Ukraina ka akuzuar Rusinë se nuk po lejon daljen e qytetarëve nga Mariupoli, dhe për pasojë qindra mijëra persona kanë mbetur të bllokuar.

Forcat ushtarake të Rusisë kanë bërë një përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.  Mësohet se disa magazina ushqimore janë hedhur në erë nga bombardimet ruse, ndërsa rrugët e qytetit duken krejtësisht bosh. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit. Në njoftimin e saj, mësohet se kolona e madhe ushtarake ruse në veri të kryeqytetit është e shpërndarë dhe ka “gjasa t’i shkojë në ndimë një plani të mirëorganizuar për të rrethuar qytetin”.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit. Në njoftimin e saj, mësohet se kolona e madhe ushtarake ruse në veri të kryeqytetit është e shpërndarë dhe ka “gjasa t’i shkojë në ndimë një plani të mirëorganizuar për të rrethuar qytetin”. “Mund të jetë edhe një strategji e saj për të shmangur goditjet e forcave ushtarake të Ukrainës, të cilat kanë fituar pozicion ndaj forcave ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Rusët po shfrytëzojnë një shteg të njohur si “dera e pasme serbe” për të ikur në Evropë dhe për të anashkaluar një ndalim në mbarë unionin për fluturimet drejt dhe nga Rusia. “Air Serbia”, e cila është kryesisht në pronësi të shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 në javë. Kjo për të përmbushur kërkesën në rritje të shpejtë pasi BE-ja ndaloi avionët dhe linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore, pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti, Vladimir Putin. Rusia, po ashtu, u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj avionëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Bashkimi Evropian do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të Moskës, do të frenojë përdorimin e saj të kriptovalutave dhe do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi dhe importin e produkteve të hekurit dhe çelikut nga ky vend, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Masat e reja do të futen si paketa e katërt e sanksioneve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe veprimet do të koordinohen me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Grupit të Shtatë (G7).

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse të premten që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre. Zelensky u ka thënë atyre përmes një video-mesazhi: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një shtet të huaj”. Ai ka thënë që të mos besohen premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij. Arsyeja: Dështimet e inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë. Andrey Soldatov, një person i respektuar i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB-së i bënë atij me dije se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putin-it. Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Beseda-s.

Instituti për Studime të Luftës, ka thënë se operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur në 24 orët e fundit” dhe forcat tani synojnë “rifurnizim dhe riparim”. “Ofensiva e pakoordinuar dhe sporadike e Rusisë kundër qyteteve të mëdha ukrainasve, mbështet vlerësimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës se forcat ruse kanë probleme në rritje me furnizime dhe kanë humbur iniciativën”. Në rrjetin social, Twitter, Instituti ka shfaqur një fotografi që tregon avancimin e Rusisë drejt perëndim të Ukrainës.

Forcat ruse janë pozicionuar rreth Kievit dhe po “bllokojnë” Mariupolin, ku mijëra njerëz po vuajnë një rrethim shkatërrues. Mediat lokale raportojnë sirena paralajmëruese për sulm ajror në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin, Odessa, Dnipro dhe Kharkiv. Pas dymbëdhjetë ditësh rrethimi, Mariupol, një port strategjik, është pa ujë, gaz, energji elektrike dhe komunikim. “Situata është pothuajse e dëshpëruar”, paralajmëruan Mjekët pa Kufij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit