Dita e 22 e grevës, naftëtaret: Jemi kërcënuar me privat! Po vuajmë për bukën e gojës

Mos i humb

Greva e grave naftëtare ka hyrë në ditën e 22, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Ato kanë treguar se nuk pranojnë më as hyrjen e shërbimeve mjekësore, ndërkohë që kanë treguar se po vuajnë për bukën e gojës.

“Jemi shumë të acaruar, po vuajmë këtu për bukën e gojës dhe thirrjet lini grevën për ne janë shumë të këqija. Ne duam vetëm bukën e gojës, pagat e prapambetura që na takojnë me ligj dhe kryeministri na e ka thënë vetë që do i marrim”, ka thënë njëra prej naftëtareve.

Një tjetër prej grave ka treguar se është kërcënuar dhe fyer nga thirrje private që i kanë ardhur në telefonin e saj “Më kanë marrë me thurrje, duke përdorur sharje të ndryshme që më vjen turp t’i publikoj. Nuk ia kemi borxh askujt. Nuk kemi diskutim që këto janë partiake”.

Ndërkohë që shton se “Ne jemi të ngujuara ekonomikisht dhe duam të marrim atë që na takon. Përgëzoj dhe falenderoj Presidentin Meta që na dha një fije shpresë. Gëzuam shumë dje.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit