Rusi, 292 viktima dhe mbi 19.400 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.712.858, ndërsa ai i viktimave në 29.509.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 19.404 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.712.858, ndërsa me 292 vdekje të reja numri i viktimave ka arritur në 29.509.

Në Rusi numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 1.279.169, përfshirë 12.238 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 1,1 për qind dhe te 25,9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Shifra gjithsej e testimeve tejkalon 63 milionë

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.255 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 450.436, ndërsa me 67 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.071.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 570 mijë teste të COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 63 milionë.

Pandemia në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Dje me 19.768 raste, në vend u regjistrua “shifra më lartë e rasteve ditore” deri më tani.

Në kuadër të masave të marra kundër COVID-19 në Rusi me 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë. Përveç Moskës, në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit