Dita e tretë e luftës në Ukrainë/ Beteja në rrugët e Kievit: Nga goditja e pallatit me dy raketa tek shifrat e viktimave

Mos i humb

Lufta ka arritur në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës të shtunën pasi ushtria e vendit u përpoq të ndalonte përparimin e forcave ruse në vende të ndryshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një postimi në Twitter duke thënë se është “moment vendimtar” për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Diskutuam me presidentin e BE për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, thuhet në një postim në Twitter-in e tij.

Ministri i Shëndetësisë: 198 ukrainas të vrarë, mes tyre tre fëmijë

Ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko ka bërë me dije se 198 ukrainas, mes të cilëve tre janë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përplasjeve me forcat ruse në Ukrainë.

Ndër të tjera bën me dije se janë plagosur 1115 persona, mes të cilëve janë 33 fëmijë.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës: E kemi situatën nën kontroll

Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nuk kanë fituar avantazh operativ dhe taktik gjatë 24 orëve të fundit, gjë që tregon se Ukraina po fiton.

Kështu deklaroi këshilltari i presidentit të Ukrainës Mikhail Podolyak.

“E kuptuam që sonte do të ishte e vështirë sepse Rusia duhej të përdorte të gjitha burimet dhe rezervat e saj për të na dhënë ndikim maksimal në qytetet tona. Unë do të them se kjo nuk ndodhi – Forcat e Armatosura të Ukrainës së bashku me Policinë Kombëtare të Ukrainës kontrollojnë plotësisht të gjithë situatën dhe territorin e shtetit tonë”, – njoftoi ai.

Teksa vijojnë sulmet nga forcat ruse, autoritetet ukrainase i kanë bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të mbyllen në shtëpi dhe të qëndrojnë në vendin më të sigurt që kanë brenda.

Kjo ka bërë që të furnizohen mirë me ushqime dhe të mos dalin jashtë për shkak të përplasjeve të ushtrisë ukrainase me forcat ruse.

Për këtë arsye duket se janë boshatisur edhe marketet. Shumë prej qytetarëve janë larguar nga Kievi të premten. Bazuar në të dhënat e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, më shumë se 50 mijë ukrainas janë larguar nga vendi në 48 orët e fundit. Pjesa më e madhe kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi.

Franca ka nisur armë dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën për luftën me forcat ruse.

Presidenti Zelensky shkroi në Twitter se mëngjesin e së shtunës, kishte folur me presidentin e Francës  pasi “filloi një ditë e re në vijën e frontit diplomatik”.

“Koalicioni kundër luftës po funksionon!”, shkroi Zelensky shkroi në Twitter.

Ndërsa presidenti Macron postoi një video të tij duke shkruajtur: “Lufta do të zgjasë – ne duhet të përgatitemi për të!”

Nga ana tjetër, Zelensky refuzoi ndihmën amerikane për evakuim, duke thënë se “lufta është këtu”.

Një pjesë e autostradës Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit u shndërrua në një zonë lufte mbrëmjen e kaluar.

Zjarret u ndezën përgjatë rrugës kryesore që kalon lindje-perëndim nga qendra e qytetit.

Pamjet u regjistruan pranë stacionit të metrosë Beresteiska të kryeqytetit, vetëm 4 km nga godina e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Nga ana tjetër, banorët kanë filmuar momentin kur në mes të errësirës duket një dritë e kuqe në një zonë të afërt që mund të jetë zjarr i shkaktuar nga forcat ruse, por mbetet ende e paqartë.

Ushtria ukrainase pretendon se ka më shumë se 3,500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe pothuajse 200 janë burgosur. Ushtria ukrainase gjithashtu raporton se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Ukraina ka bërë bilancin e humbjeve të ushtrisë ruse:

-14 avionë

-8 helikopterë

-102 tanke

-536 makina të blinduara

-15 artileri

-1 BUK

-3500 të vdekur, rreth 200 të burgosur

Një pallat shumëkatësh është goditur me dy raketa në orët e para të mëngjesit në Kiev.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar pamjet teksa punonjësit e emergjencës bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.

Në pamje duket se si disa apartamente janë shkatërruar plotësisht pasi mungojnë muret dhe dritaret duke bërë që të krijohet një gropë në ndërtesë.

Trotuari poshtë ndërtesës është i mbushur me mbeturina. Disa dritare në disa katet e poshtme duken të thyera.

Jemi në ditën e tretë të luftës dhe të rejat e fundit janë:

-Një ndërtesë banimi u godit nga një raketë në orët e para të mëngjesit të së shtunës teksa njerëzit ishin në gjumë. Në rrjete sociale kanë qarkulluar imazhe dhe video që tregojnë dëme të shumta në apartamente disa dhjetëra kate lart, me mure të shkëputura plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e goditjes dhe nëse ka njerëz të lënduar apo viktima.

-Mëngjesin e së shtunës, ministri i brendshëm i Ukrainës bëri një paralajmërim në Facebook duke thënë: “Lufta aktive do të jetë në rrugët e qytetit tonë.” Ai i kërkon qytetarëve që të ruajnë qetësinë, të qëndrojnë brenda në shtëpi, të mbulohen mirë dhe të futen në strehimin më të afërt sapo të dëgjojnë sirenat e sulmit ajror.

-Shpërthime në të gjithë kryeqytetin janë dëgjuar nga ora 02-04 të mëngjesit. Është hera e parë që raportohen shpërthime brenda Kievit, pas disa ditësh luftimesh të ashpra në periferi. Ushtria ukrainase ia atribuoi disa nga shpërthimet herët në mëngjes shkatërrimit të një tanku rus.

-Ukrainasit janë përgatitur për të mbrojtur kryeqytetin e tyre gjatë ditëve të fundit pasi zyrtarët i kanë dhënë armë ndërsa janë publikuar udhëzime se si të përgatisin kokteje molotovi. Madje disa anëtarë të parlamentit i thanë CNN se kanë marrë armët dhe kanë mësuar si të qëllojnë.

-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është betuar për të mbrojtur vendin e tij në një video të filmuar mbrëmjen e së premtes teksa qëndronte në rrugët e Kievit me liderë të administratës së tij. “Ne jemi të gjithë këtu për të mbrojtur pavarësinë tonë”, tha ai.

-Majori i qytetit Vasilkiv, 35 km në jug të Kievit tha mëngjesin e së shtunës se luftimet e ashpra kishin sjellë humbje nga ana e Ukrainës.

-Shumë prej qytetarëve janë larguar nga Kievi të premten. Bazuar në të dhënat e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, më shumë se 50 mijë ukrainas janë larguar nga vendi në 48 orët e fundit. Pjesa më e madhe kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit