Ditët e fundit të fushatës/ Ambasadorët mblidhen në Elbasan, takime me drejtuesit politik

Mos i humb

Ambasadori i Be Luigi Soreca, si dhe ajo franceze Elisabeth Barsac dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf kanë mbërritur në Elbasan për të takuar disa nga përfaqësuesit e partive politike.

Ambasadorët janë pritur fillimisht nga drejtuesi politik i PS Taulant Balla dhe tashmë janë duke zhvilluar një takim me drejtues politik të PD Gazmend Bardhi.

Ambasadorët do të takohen edhe me Rudina Hajdarin nga nisma Thurje ndërsa nuk është bërë e mundur një takim me Kryemadhin për shkak të ngarkesës së fushatës.

Kujtojmë se takimet e ambasadorëve gjatë kësaj fushate elektorale në Elbasan kanë qenë intensive.

Fillimisht ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim ajo që nga Elbasani bëri thirrje për zgjedhje teë lira të qeta. Disa ditë më pas drejtuesit politikë u takuan me ambasadorin britanik, e më pas me atë italian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit