Dizajnuesja egjiptiane krijon markën e veshjeve për personat me aftësi të kufizuara

Mos i humb

Kur mikja më e mirë me aftësi të kufizuara tha se ëndërronte të kishte një fustan që nuk i pengonte lëvizjen, Ashgan al-Abhar vendosi të krijojë një markë veshjesh për njerëzit e kësaj kategorie.

Në fillim të këtij viti, ajo nisi “Metfasal Leek”, një linjë veshjesh për të cilën thotë se është e para e këtij lloji në Egjipt.

Al-Abhar tha se pasi kishte punuar me kompani të ndryshme, kishte vënë re mungesën e veshjeve për personat me aftësi ndryshe.

Me ndihmën e disa vullnetarëve, ajo shpreson që të ndihmojë në ndryshimin e pikëpamjeve për personat me aftësi ndryshe.

Ziad Hamdy që ka vështirësi në lëvizjen e duarve thotë: “Nuk mund ta mbërtheja këmishën time, të shtrëngoja pantallonat e mia”, tha ai.

Hamdy tani ka elemente fiksimi në vend të butonave, për të cilët thotë se i kursejnë shumë kohë dhe përpjekje.” 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit