Djali i ish-këshilltarit të Ibrahim Rugovës emërohet zëdhënës i LDK-së

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencën javore, ku  ka prezantuar zëdhënësin e ri të partisë opozitare.

Besian Mustafa, djali i ish-këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemail Mustafa, emërohet zëdhënës i  e LDK-së. Kjo është bërë e ditur nga sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili njoftoi para mediave për antarin më të ri të partisë.

“Ne kemi dëshiruar që tu ju njoftojm me personin  që do të jetë tash e tutje në partinë tonë. Besian Mustafa, është një djal i ri i edukuar dhe i përgaditur jo vetëm për këtë detyrë që do e marr në LDK por edhe për veprimtari të tjera. Është i diplomuar në SHBA.  Ka qenë kryeshef në ndërmarrje të rëndësishme, ligjerues i disa lëndeve të ekonomisë etj…”, tha Beqiri.

Ndërsa Besian Mustafa, tashmë zëdhënsësi më i ri i partisë së LDK-së, u shpreh i lumtur dhe mirënjohës që tash e tutje do të jetë pjesë e kësaj partie.

“Unë desha të ju falenderoj që jeni përgjigjë pozitivisht ftesës tonë, i falenderoj të gjithë mediave dhe gazetarëve që po e mbështesni partinë e LDK-së. Unë jam shumë i lumtur që  nga tash do të jem pjesë e tyre”, u shpreh Mustafa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit