Djali i presidentit Trump rezultoi pozitiv me Covid-19

Mos i humb

“Nuk vij te ju pa mbyllur grevën”, Rama i prerë me naftëtarët: Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ulet në një tryezë me naftëtarët, pa u mbyllur njëherë...

Shuhet shpresa! Ilaçi eksperimental për Covid-19 rezulton pa efekt

Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimental për koronavirusin nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital...

Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, ka kohë deri sot që para gjykatësit të procedurës paraprake të pranojë fajësinë ose jo...

Paralajmërimi në Zvicër: Pas 15 ditësh, të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv do të jenë të zënë

Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim, kapaciteti i shtretërve të ICU (njësive të kujdesit intensiv) në Zvicër do të plotësohet pas 15 ditësh,...

Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv me COVID-19 pas infektimit të dy prindërve, por nuk shfaqi simptoma, njoftoi Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.

“Për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë,” tha zonja Trump në një deklaratë. Ajo tha se ajo vetë dhe i biri Barron tashmë janë testuar negativë për virusin. Presidenti Trump komentoi gjatë një tubimi me mbështetësit në shtetin Ajova, duke e sjellë shërimin e djalit të tij si provë se shkollat duhet të hapen.

“Unë madje nuk mendoj se ai e dinte që e kishte (virusin), sepse ata janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe ata e luftojnë atë. 99.9% dhe Barron është në rregull, është i lirë.” “Dërgojini fëmijët përsëri në shkollë, ne duhet t’i kthejmë fëmijët përsëri në shkollë,” tha Presidenti Trump.

Nga ana e saj, zonja Trump tha se simptomat e saj ishin “minimale” dhe se ajo shpreson të rifillojë “sa më shpejt” detyrat e saj si zonjë e parë. “Kisha dhimbje trupi, kollë dhe dhimbje koke dhe ndihesha jashtëzakonisht e lodhur pjesën më të madhe të kohës,” tha ajo.

“Zgjodha të ndjek një rrugë më natyrale për sa i përket mjekimit, me më shumë vitamina dhe ushqim të shëndetshëm”, tha zonja Trump. Presidenti Donald Trump kaloi tre netë në një spital ushtarak pasi njoftoi më 2 tetor se ai dhe Melania ishin testuar pozitivisht.

Për të trajtuar virusin, atij iu dha një terapi eksperimentale e dyfishtë, njëra me antitrupa, e formuluar nga kompania Regeneron Pharmaceuticals Inc dhe tjera antivirale me ilaçin remdesivir të firmës Gilead Sciences Inc. Veç kësaj, atij iu dha edhe deksametazon steroid. “Në një farë mënyre u gëzova që të tre e kaluam këtë në të njëjtën kohë, sepse kështu patëm mundësi të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim kohë së bashku”, tha zonja Trump.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

U kërkohet deklarimi i pasurisë, OFL u dërgon formularin 5 personave

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin pesë personave.  Sipas OFL formulari u është dërguar: Gentian Ajazi, Artan Brahja, Bashkim Shijaku...

Nuk kalon sërish Projektligji për vlerat e UÇK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës serish nuk i dhanë mbështetje Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gent Sejko konfirmohet pozitiv me Covid-19

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmohet pozitiv me koronavirus. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore, me...

“Po fshihen të dhënat e Covid”, Basha: SPAK s’ka nevojë t’i çoj unë fakte, shqiptarët po vdesin trotuareve!

I pyetur nga gazetarët, nëse deklaratat e artikuluara prej tij se qeveria po fsheh shifrat e Covid, si infektimet ashtu edhe viktimat...

Ushqimet Më Të Mira Për Të Mbajtur Në Kontroll Diabetin

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë...