Dje 7 mijë raste me COVID-19, Çekia paralajmëron shtrëngim të masave kundër pandemisë

Mos i humb

Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër pandemisë së koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Andrej Babis ditën e diel. Teksa e gjithë Europa po përballet me raste në rritje të të infektuarve, Republika e Çekisë ka regjistruar rritjen më të mprehtë në javët e fundit.

Qeveria të mërkurën urdhëroi shumicën e dyqaneve dhe shërbimeve të mbyllen dhe u përpoq të kufizonte lëvizjen vetëm në udhëtime thelbësore. “Masat që kemi marrë nuk po funksionojnë ende. Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme, dhe nëse nuk ndodh një mrekulli, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të shtrëngojmë masat tona më tej. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me virusin. Nuk e di”, tha ai.

Në 24 orët e fundit Çekia raportoi 2 mijë persona të infektuar. Prej tyre, mbi 97 mijë janë shëruar ndërsa 2.201 kanë vdekur, nderkohe qe raste aktive janë 158,515.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit