Djegia e anijes në Kaliforni, gjenden 25 trupa të vdekur

Mos i humb

Pas djegies së anijes në Kaliforni janë gjetur 25 trupa të pajetë. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të ishullit Santa Cruz ku një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polombarë në brigjet e Kalifornisë jugore.

Mediat e huaja raportojnë se 9 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa në bordin e anijes ishin 39 persona. Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.

Sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdoret nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes kur shpërtheu zjarri të hënën në mëngjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit