Gjatë kësaj konference, Vasili u ndal tek djegia e mbetjeve në bashkinë e Shijakut, ku ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të parë nga afër situatën.
“ Një situatë shumë e rëndë. Meta ngriti shqetësimin për mënyrën se si trajtohen mbeturinat. Jo më lart nga dje, kryetari i bashkisë së Shijakut pati kurajon të mashtronte duke thënë publikisht se bashkia nuk paguan asnjë lek për mbeturinat që depoziton.”, tha Vasili.


