“Do bashkëpunojmë për presidentin e ri”, reagon me urgjencë PD pas deklaratës së Ramës

Mos i humb

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, nëse finalizohet nisma e PS për shkarkimin e Metës.

PD në një deklaratë për mediat thotë se Rama mundohet që të heq vëmendjen nga blerja e votave me 25 prill dhe se PD do të luftojë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit