“Do mbyllen të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme”/ Njoftimi i rëndësishëm i ARRSH

Mos i humb

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga data 27 nëntor në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do ndërmarrin një aksion për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

“Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspx…

Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar”, njofton ARRSH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit