Inertet rrezikojnë hekurudhën/ Në Rrogozhinë po krijohet një fushë ilegale mbetjesh ndërtimore

Mos i humb

Akset dytësore të rrugëve ku lëvizin kryesisht banorët e zonave përreth janë parajsa e kamionëve që zbrazen çdo natë me inerte.

Ndodhemi në rrugën e vjetër Lushnjë-Rrogozhinë ku vetëm 1 km larg rrethrrotullimit të Çermës pirgjet me mbetje ndërtimore rrezikojnë të mbulojnë trasenë e hekurudhës dhe të bëhen burim aksidenti. mbetje të vjetra dhe të reja i dallon me sy të lirë. ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë thonë se faji i takon së pari individëve.

Përpara një katastrofë të tillë mjedisore i lumtur është ai që bie sa më pak në kontakt me mbetjet e ngurta që shiu i bashkon me mbeturinat urbane.

Copa betoni,tulla, gure, goma makinash dhe plehra shtohen dita- ditës duke e rrezikuar ta kthejnë këtë vend në një fushë të re ilegale mbetjesh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit