“Do na mungosh shumë”, prekin familjarët e shqiptares që humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani

Mos i humb

Të afërmit e Vanesa Koxhës që humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani janë shokuar nga lajmi i rëndë.

Vajza shqiptare jetonte me prindërit në Gjermani prej shumë vitesh, ndërsa lajmin e ndarjes nga jeta që ka shkaktuar shumë tronditje e dha familja ditën e djeshme.

Postimet e të afërmeve në Kosovë dhe Gjermani kanë qenë të shumta duke i shprehur ngushëllimet familjes.

“Nga vërshimet në Gjermani humb jetën Vanesa Emin Koxha.

Ikja jote nga kjo botë ishte lajm i rëndë për familjen tonë.

Do na mungosh shumë Vanesa” shkruan një i afërm i vajzës që ndërroi jetë.

Edhe kreu i komunës së Kaçanikut ka ngushëlluar familjen me një telegram.

“Me dhembje e pikëllim të jashtëzakonshëm morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kaçanikases Vanesa Koxha, e cila humbi jetën tragjikisht nga vërshimet në Gjermani.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Koxha, të afërmit dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, për këtë humbje të madhe, ndërsa solidarizohemi dhe lutemi për viktimat nga vërshimet e fundit që pllakosën disa vende të Evropës” shkruan ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit