Zvicra shënon rekordin e prodhimit të energjisë diellore

Mos i humb

Zvicra tashmë edhe zyrtarisht ka thyer rekordin e prodhimit, me 493 megavat në një vit.

Referuar të dhënave të fundit të botuara nga Swisssolar, vitin e kaluar numri i impianteve fotovoltaike u rrit me 50% krahasuar me 2019.

Për të qenë në gjendje të zëvendësonin energjinë bërthamore dhe fosile, megjithatë do të duheshin kapacitete diellore 15 herë më të larta, tha David Stickelberger, drejtori i Swissolar.

Në total, panelet diellorë me një kapacitet prej gati 3 gigavat të instaluar deri në fund të vitit 2020 mbulojnë 4.7% të kërkesës për energji elektrike në Zvicër.

Për krahasim, rritja e instalimeve fotovoltaike në të gjithë botën ishte 18%, duke mbuluar 3.7% të kërkesës globale për energji elektrike.

Të gjitha kategoritë e madhësive dhe sektorët e aplikacioneve përfituan nga rritja zvicerane.

Rritjet ishin veçanërisht të larta për instalimet në ndërtesat industriale, tregtare dhe të shërbimit dhe për sistemet me mbi 100 kilovat.

Trendi është drejt sistemeve me kapacitet më të lartë.

Sistemi mesatar kishte një kapacitet prej 24.5 kilovat (kW) krahasuar me 22.5 kW në 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit