
Zv/kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), përgjegjës për çështjet zgjedhore Ali İhsan Yavuz, dekaroi se AK Partia do të aplikojë sot në Këshillin e Lartë Zgjedhor (YSK) për rinumërimin e të gjitha votave në të gjitha rrethet e Stambollit.
Pasi ka njoftuar se sot do të bëjnë kërkesë në YSK për rinumërimin e të gjitha votave në të gjitha rrethet e Stambollit, Yavuz informoi se “Deri më tani ka arritur në 16.442 diferenca e votave”.
“Vetëm 70 për qind e votave të pavlefshme janë numëruar deri më tani”, tha Yavuz duke shtuar se “Ka parregullsi të organizuar, abuzime të organizuara këtu. Këto janë gjëra që janë përtej gabimeve”.
“Në këtë çështje ka një punë që është e organizuar përtej një personi, prandaj këtë punë nuk duhet t‘ia ngarkojmë YSK-së”, tha Yavuz.


