“Do të vazhdojnë protestat deri në shkarkimin e rektorit Demaj”

Mos i humb

Demokracia Studentore ka njoftuar se nuk do t’i ndalojnë aksionet dhe protestat derisa rektori i UP-së Marian Demaj, të jep dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për dëmet që ia ka shkaktuar Universitetit të Prishtinës.

“Ne studentët nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur dhe duar kryq derisa ky rektorë po e shkatërron Universitetin e Prishtinës dhe nuk i përgjigjej askujt pasi që e ka përkrahjen nga grupet e interesit! Rektori Marian Demaj duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ndërkaq ne studente kërkojmë llogari për tenderin te pishat, skandalin e rastit ‘Graniti’, skandalin me bursa, për avancimet e pa ligjshme që po ndodhin në UP etj”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore.

Mexhid Ramusa përfaqësues nga Demokracia Studentore ka thënë se arroganca e rektorit Demaj është e pa pranueshme për të gjithë, madje është shumë shqetësuese që një rektorë me thirrje akademike të sillej në mënyrë arrogante para mediave duke e fyer një student i cili i mbron interesat e përgjithshëm.

“Është shumë shqetësuese se nga kush udhëhiqet truri i Kosovës, kërcënimet dhe shantazhet që po na behën nuk munden të na ndalin deri sa ky rektore të jep dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Për keqpërdorimet dhe keq menaxhimin e tij kërkojmë edhe një herë nga organet e drejtësisë që t’i nisin hetimet”, ka thënë Ramusa. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit