Përmes një mesazhi në Twitter, Soreca tregoi detaje nga takimi me Metanin, ndërsa theksoi se BE do të vijojë asistencën teknike me ILD-në.
“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja.
E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun.
Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj.”, shkruan në mesazhin e tij Soreca.





