Do vinin në Shqipëri 19 ton mbetje të pajisjeve elektrike sekuestrohen në Ankona

Mos i humb

ANCONA – 19 ton mbetje elektro-shtëpiake janë sekuestruara në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza që shkatërruan një grup të trafikut të paligjshëm të mbetjeve elektrike nga Gjermania. Sipas mediave italiane, kamioni i ngarkuar me këto mbetje ishte nisur drejt Shqipërisë.

Në bordin e kamionit kishte pothuajse 19 ton mbetje elektrike dhe elektronike, përfshirë furrat, makinat larëse, të ardhura nga Gjermania, ndërsa nga kontrollet u zbulua se në dokumentacion mungonin certifikatat për transportimi i materialeve elektrike të përdorura.

Shoferi i kamionit, shqiptari 25-vjeçar dhe një tjetër shqiptar 44-vjeçar, përgjegjës për transportin, me banim në Gjermani, u proceduan penalisht nga autoritetet doganore. Të dy rrezikojnë gjobë nga 1.550 euro në 26,000 euro, përveç arrestimit deri në 2 vjet.

Ndërkohë në shkurt të këtij viti mbi 25 tonë mbetje të paligjshme, të gatshme për t’u dërguar në Shqipëri, janë bllokuar dhe sekuestruar në portin e Ankonës nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinieri del Noe, raportojnë mediat italiane.

Kujtojmë se në vitin 2019 si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme nga policia italiane u sekuestruan 65 tonë mbetje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit