Dodik prezanton flamurin e Republikës Serbe në Bosnje

Mos i humb

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës nga populli serb, Milorad Dodik, përmbushi premtimin zgjedhor dhe ngriti flamurin serb në kabinetin e tij.

Kjo është transmetuar nga media e Banja Llukës.

Dodik priti në Presidencë ambasadorin e ri të emëruar, Aleksandër Gjorgjeviç dhe për herë të parë në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, u prezantua edhe flamuri i Republikës Serbe.

Portali Klix i Sarajevës njoftoi se Dodik, megjithatë, paraqiti flamurin e Republikës Serbe në sallën e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Ky ishte takimi i parë i Dodik me një ambasador të huaj, pra ambasadorin e Serbisë në Bosnje.

Dodik thuhet se kishte tre flamuj, atë të Bosnjes, Republikës Serbe dhe atë të Serbisë./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit