Donald Trump nuk pranon humbjen, vijon betejën ligjore

Mos i humb

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe pretendon për manipulime në numërimin e votave, dhe administrata e tij nuk po tregohet bashkëpunuese për të ndihmua presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr gjatë një konference u shpreh se ai autorizuar prokurorët federalë për të ndjekur hetimet për “akuzat kryesore dhe parregullsitë e votave”, ndërsa i nxiti ata të mos bazoheshin në pretendime “imagjinare”, por në fakte reale. Sipas prokurorit nësa ka pretendime të qarta dhe të dukshme për parregullsi, rezultati i zgjedhjeve në disa shtete mund të ndikohet.

Pas kësaj kërkese një zyrtar i lartë në departamentin e tij dha dorëheqjen. Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen, duke pretenduar se ka pasur manipulime në vota e madje në disa shtete si Uiskonsin, Michigan dhe Georgia ka kërkuar rinumërimin e votave.

Ndërkohë ekipi i tij po kërkon një urdhër emergjence në Pensilvani për të parandaluar që në këtë shtet të certifikohet fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Trump shpreson që paditë ligjore do ta ndihmojnë atë të përmbysë rezultatin e votave të fituara nga Biden në Kolegjin Elektoral, që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale, dhe jo të votës popullore, megjithëse Biden udhëheq edhe me votën popullore.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell tha të hënën se Presidenti Trump, “ka 100% të drejtë të shqyrtojë akuzat për parregullsi dhe të peshojë alternativat ligjore”. “Institucionet tona janë ndërtuar pikërisht për këtë”. 

Ndërkohë që presidenti demokrat ka bërë publik planin e tij të tranzicionit së bashku me zëvëndësen e tij Kamala Harris.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit