Dorëheqja, ja si Vetëvendosje mund ta “përzë” Shpend Ahmetin nga Komuna e Prishtinës

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, mund t’i kushtojë atij humbjen e postit të kreut të Komunës së Prishtinës, më i larti që ka arritur dhe mban kjo forcë politike.

Dhe kjo mund t’i vijë nga asambleistë të ish-partisë së tij, të cilët kanë nisur të shpërndajnë nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ku precizohet largimi i kryetarit.

Sipas këtij ligji, “qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës”, ku pasi një kërkesë nënshkruhet nga 20 përqind e votuesve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, çështja më pas shkon në votim. E aty, siç mund të kuptohet, Ahmeti e ka të humbur komunën duke qenë tashmë pa parti, e natyrisht pa elektorat.

Paralajmërimi ka ardhur që pas reagimit të VV-së ndaj dorëheqjes.

“Tash, padrejtësisht, Lëvizja do të jetë në opozitë aty ku në fakt fituam. Kjo është gjendje e pazakontë dhe e padrejtë për votuesit, mbështetësit dhe aktivistët e Lëvizjes”, u tha në reagim.

Interesant është fakti se akti i dorëheqjes së Ahmetit erdhi pak orë pasi asambleistë të Vetëvendosjes dolën kundër në Kuvendin Komunal, duke e kthyer mbrapsht raportin buxhetor për 3-mujorin e katërt për vitin 2017. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit