Autoritetet ruse kanë pretenduar më herët gjatë ditës, se në qytetin port të Mariupolit, 1026 ushtarë të brigadës së 36 të marinës të Ukrainës, përfshirë 162 oficerë, janë dorëzuar.
Mbi njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ka reaguar një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovych i cili ka hedhur poshtë pretendimin e dorëzimit.
Ai shpjegoi se si rezultat i një manovre komplekse dhe shumë të rrezikshme, është arritur të krijohej një kontakt mes brigadës 36 dhe batalionin Azov.
“Mbrojtësit e qytetit, tashmë së bashku, kanë forcuar seriozisht zonën e tyre mbrojtëse.
Në përgjithësi, sistemi mbrojtës i qytetit është rritur dhe forcuar.
Kjo është ajo që ndodh kur oficerët nuk e humbin mendjen, por mbajnë kontrollin e trupave në mënyrë të vendosur.
Ushtria e di se çfarë po bën”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.


