Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese dosjet për krime të luftës

Mos i humb

Shoqata Profesionale për dëme të luftës “Ngritje e Zërit” në Gjykatën Kushtetuese sot ka dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik pas refuzimit të dosjeve nga Gjykata Supreme për kompensimin e dëmeve të luftës.

Gjykata Themelore i  ka quajtur padi të rrezikshme edhe pas shqyrtimit të padive serbe, palët paditësve janë detyruar që t’i dorëzojn përmes postës në vitin 2010, ku pas tri viteve hudhen poshtë për jokompetencë. Këto komente i bëri përfaqësuesi i Shoqatës Profesionale për dëme të luftës “Ngritje e Zërit”, Jahir Bejta.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese  si gardian i drejtësisë është duke e shkelur Kushtetutën.

“Fillimisht gjykatat nuk na i kan pranu paditë Gjykata Themelore edhe pse paraprakisht i kanë shqyrtu padit serbë dhe i kan qujt padi të rrezikshme  edhe palët paditëse janë detyruar që t’i dorëzojn  përmes postes në vitin 2010. Mbas tri viteve refuzimi apriori hudhen poshtë për jotransparencë. Edhe Gjyktata Kushtetuesiesi guardian i drejtësisë  nuk është duke e zbatuar Kushtetuten , kjo gjykatë është duke e shkel Kushtetuten. Pikerisht neni 21.2  e definojnë kompetencën , e dinë shumë mirë se kem të bëjnë  me të drejtën themelore të njeriut  për jetën dhe pronën që janë të garantuar me kushtetutë  në konventa ndërkombëtare”, tha Bejta.

Ndërsa përfaqësuesi i familjes Mziu, Sefedin Neziri, i bëri thirrje Gjykatës që të merren parasysh këto dosje pasi që gjenocidi që i është bërë familjes së tij dhe shumë të tjerave nga regjimi serb duhet të shpaguhet e jo të falet.

“Janë duke u bërë neglizhenca të çdoherëshmë . Unë personalisht jam i dëmtuar në familje, kam antarë të vrarë të masakruar  në luftë edhe nuk e di pse kjo qeveri ka nevoje me i fal me i neglizhu këto raste. Çdo kun në botë gjenocidet shpaguhen kurse tek ne janë krejtësisht duke u falur tu u nenglizhu. I kisha bo kërkesë institucioneve me i marr parasysh se mu qenë që fitojnë miliona  garant i kishin grah ksaj pune. Une personalisht ndihna shumë i zhgënjym prej organeve shtetërore. E pres përgjigjen edhe njëherë të kësaj kushtetuese”, tha Neziri /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit