Dorëzohet Haradinaj: Ofron postin për ata që mund t’i ndalin ikjet nga Kosova

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është shqetësuese ikja nga Kosova, por se nuk ka zgjidhje për ikjet e qytetarëve nga Kosova, derisa ka ofruar postin e tij nëse dikush arrin që t’i ndalë qytetarët.

Këto komente Haradinaj i bëri në pytjen e gazetarës së Kosovapost se a kanë si qeveri ndonjë plan konkret për ikejt e qytetarëve nga Kosova.

“Ai që e gjen një vend pune në Gjermani gëzohet. Nuk po them se është mirë, por ata që s’kanë punë është mirë që bëjnë qare. Vërtet ata që shkojnë fitojnë dhe e ndihmojnë familjen. Nëse dikush mund të zgjidhë këtë çështje le të urdhërojë ta marrë vendin tim”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka komentuar deklaratën e këshilltarit të tij, Halil Matoshi i cili ka thënë se po bëhet propagandë sa i përket migrimit “Ka tendencë të përfshirjes së Kosovës në procese që kishin dal pak prej binarëve, pra që duan ta qesin Kosovën jo në binare të vetë. Pra ekziston një agjendë ruse, shtin pare plot indirekt, pra janë proaktiv nuk është pa arsye kur i përmendim, por ideja me e paraqit Kosovën me një status-kuo regres është agjendë e tyre” ka thënë Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit